Lajme

Rusia është duke i pushtuar tokat bujqësore të Ukrainës

Foto: Bloomberg Creative

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi,është duke kërkuar nga fermerët që të mbjellin sa më shumë fushat e tyre me qëllim që të mbrohet zingjiri i ushqimit, shkruan Bloomberg.

Ukraina është eksportuesi i dytë më i madhë në botë i drithërave dhe eksportuesi më i madh i vajit të lulediellit.

“Vendi duhet të organizojë një fushatë të plotë mbjelljeje në të gjithë territorin e tij për aq sa është e mundur. Gjithçka varet nga njerëzit dhe situata, sepse kjo ka të bëjë me jetën”. ka thënë Zelenskyi.

Foto: Sergei Supinsky/AFP via Getty Images

Por kultivuesit deklarojnë se një pjesë e mbjelljeve nuk mund të realizohen nëse Rusia vazhdon këtë luftë.

UkrLandFarming është njëra nga kompanitë më të mëdha bujqësore të Ukrainës e cila ka konfirmuar se disa punëtor të saj ishin vrarë në qytetin Sumy dhe në Kiev.

Kjo kompani ka humbur të paktën 120 mijë hektarë tokë pasi trupat ruse pushtuan rajonet e Khersonit, Odesës si dhe Mykolayv.

Nga kjo kompani thonë se janë detyruar që të mbyllin tri ferma të vezëve duke përfshirë  edhe fabrikën në Chornobaivka pranë qytetit të Khersonit ku mbi 3 milionë pula rrezikohen të ngordhin.

“Ne vazhdojmë të prodhojmë vezë, qumësht dhe po përgatitemi për sezonin e mbjelljes në ato zona ku situata është pak a shumë e qëndrueshme. Ne e kuptojmë se fushata e mbjelljes, e cila është kaq kritike tani, është nën kërcënimin e ndërprerjes”.  ka thënë zëdhënësi i kompanisë, Yevgeny Manzhenko.

Alex Lissita është shef ekzekutiv i kompanisë bujqësore “Imc Sa” i cili deklaron se kompania  të cilin e drejton nuk është duke i lejuar punëtorët që të dalin në fushë shkaku i shqetësimeve për sigurinë e tyre.

Kjo kompani kultivon drithëra dhe farëra vajore dhe ka në posedim rreth 120 mijë hektarë tokë ndërkaq merret edhe me prodhimin e qumështit.

“Shpresojmë se Poltava do të mbillet, por fusha të tjera jo, sepse kam frikë të dërgoj njerëzit e mi. Ne dëshirojmë që lufta të përfundojë së shpejti, dhe pastaj do të përgatisim diçka dhe do të përpiqemi të mbjellim kudo. Por sinqerisht, askush nuk e di”. tha ai.

Sektori bujqësor i Ukrainës është një nga më të mëdhenjtë në botë. Rusia filloi operacionin ushtarak ndërkaq çdo pëllëmbë e pushtuar rrezikon ndërprerjen e furnizimit me ushqim.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 20 përqind deri në 30 përqind e fushave të përdorura zakonisht për drithërat e dimrit, misrin dhe farat e lulediellit do të mbeten të pambjella ose të pavjelura për sezonin e ardhshëm të vitit 2022. 

Ndryshe bombardimet kanë goditur edhe infrastrukturën bujqësore. Raportohet se në Kharkiv shumica e lopëve qëndrojnë nëpër fusha pasi objektet e tyre ishin goditur nga forcat ruse.  Tjetër problem është mungesa e karburanteve.  /Shqip.com