Lajme

RTK publikon emrat e 16 kandidatëve për drejtor të përgjithshëm

Radio Televizioni i Kosovës (RTK)
Radio Televizioni i Kosovës (RTK)

16 persona kanë aplikuar në konkursin e Radio Televizionit të Kosovës, për drejtor të përgjithshëm.

RTK ka publikuar listën e kandidatëve, duke thënë komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përpilimin e listës së kandidatëve të paraqitur në konkursin publik, për vendin e lirë të punës: Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, ka mbajtur takim, në të cilin ka hapur aplikacionet.

Kandidatët të cilët kanë aplikuar janë:

Adriana Kutllovci, Arben Berisha, Bekim Hasani, Burhan Lata, Fadil Hoxha, Fahredin Shehu, Fisnik Derguti, Fitore Miftari, Gjergj Filipaj, Hysen Hundozi, Mehmet Kalisi, Orhan Hajrizi, Remzije Zeqiraj, Shkumbin Ahmetxhekaj, Valentina Saraçini, Zenel Hajrizi.

“Komisioni do të verifikojë aplikacionet bazuar në kriteret e konkursit dhe brenda afateve të caktuara kohore, do të përpilojë listën finale dhe do t’i njoftojë kandidatët për datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim”, thuhet në njoftim.

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës në një mbledhje të mbajtur, me 19 janar 2022, ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik, Ngadhnjim Kastratin./Shqip.com

Ngadhnjim Kastrati- ish drejtor i RTK-së