Lajme

Rrustem Mustafa “Remi” del nga EULEX-i, publikohen pamjet

Janë publikuar pamjet teksa shihet duke dalë nga baza e EULEX, ish-komandat Remi.

Pamjet i ka publikuar gazetari Venhar Isufi, i cili raporton se Rrustëm Mustafës i është marrë telefoni.

Para dy muajsh, Rrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë.

Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

/Shqip.com