Lajme

Rruga Dollc-Gjakovë u nis edhe pa projekt kryesor, vetëm me paramasa

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi

Jo vetëm pa studim fizibiliteti, por edhe pa projekt kryesor u nis rruga Dollc-Gjakovë, thotë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi thotë se këtë projekt e kanë gjetur në fazën e realizimit të punimeve dhe me shumë probleme.

“Një pjesë e punimeve kanë filluar edhe pa projekt kryesor, vetëm me paramasa. Në ndërkohë pasi që janë nënshkruar kontratat i kanë filluar me punu projektet kryesore, pra nuk ka studim fizibiliteti, një pjesë nuk ka pas as projekt kryesor dhe në këtë mënyrë janë nënshkruar kontratat”, thotë Drumishi.