Lajme

Rrokulliset automjeti i zjarrëfikësve të Vitisë, lëndohen dy zjarrfikës

Vetura e zjarrfikësve

Një automjet i zjarrfikësve të Vitisë është rrokullisor pasditen e së enjtes në Kllokot.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy zjarrfikës.

Ai ka thënë se zjarrfikësit e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë dhe se janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit.

“Ju njoftojmë se rreth orës 17:10 në Kllokot, në udhëkryqin e rrugës Kllokot me rrugën për Viti, ka ndodhur një vet-aksident rrugor ku është rrokullisur automjeti i zjarrfikësve të Vitisë me ç’rast dy zjarrfikësit kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë transportuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan dhe sipas raportimit mjekësor nuk janë në rrezik për jetë”, ka thënë ai./Shqip.com