Rritja e infektimeve nga COVID-19, edhe një shkollë në Prishtinë kalon në mësim online
Publikuar:
(23.01.2022 17:48:20)

Shkolla e Mesme e Ulët “Mehmet Gjevori” në Prishtinë, ka kaluar në mësim online për shkak të rritjes së rasteve me Coronavirus.
Vendimi është marrë nga Task Forca e Shkollës, përcjell Shqip.com.
“Për shkak se në shkollën tonë është rritur numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me COVID-19, Task Forca e Shkollës në bazë të udhëzimeve të IKSHP-së, vendosi që javën e ardhshme prej datës 24. 01. 2022 deri më 29. 01. 2022 mësimi të mbahet sipas skenarit C, pra mësimi të zhvillohet online”, ka shkruar kjo shkollë në Facebook.

Ngjashëm kanë vepruar edhe shumë shkolla në kryeqytet të cilat për shkak të numrit të lartë me të infketuar, kanë zgjedhur të mbahet procesi mësimor përmes skenarit C./Shqip.com