Rritja e çmimeve në Kosovë – ASK tregon produktet që u shtrenjtuan më së shumti gjatë vitin 2021 dhe 2022

10 për qind rritje kanë pësuar çmimet e konsumit gjatë muajit mars të këtij viti, krahasuar me vitin 2021.
Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës pasi ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin Mars 2022.
Sipas tyre, kjo rritje për mars 2022 ishte më i lartA në një mesatare prej 2.7 për qind.
Rritja më e madhe gjatë këtij viti është vërejtur tek energjia elektrike dhe vajrat.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (6,3%), mishi (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (5,7%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (11,3%), pemët (2,7%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (1,9%), ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1,7%), pijet alkoolike (5,9%) veshje (4,9%), energjia elektrike (13,0%)-((shpjegim: çmimi mesatar reflekton çmimin e faturuar për muajin mars sipas tarifave dhe strukturës se re tarifore te aprovuar nga Rregullatori për Energji Elektrike”, thuhet në raport.
Ndërsa, gjatë vitin 2021 rritje më të madhe kanë pësuar buka, drithërat si dhe energjia elektrike.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 10,0 për qind në muajin mars 2022 krahasuar me muajin mars 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (23,0%), mishi (9,6%), qumështi, djathi dhe vezët (18,3%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (43,1%), perimet (14,0%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (12,9%), prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (8,4%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,2%), duhani (4,7%), energjia elektrike (26,9%)”.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet të pemët (-9,8%), pijet alkoolike (-5,0%) me një ndikim prej -0,2 për qind në IHÇK-it./SHQIP.com