Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale
Publikuar:
(16.01.2022 12:19:40)

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 72 pacientë, ku 43 prej tyre janë pozitiv me COVID-19 dhe 29 që e kanë kaluar virusin.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë.

Në Klinikën Infektive janë të shtruar 10 pacientë në atë të Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Ndërsa në mjekim Intensiv në Klinikë Infektive janë 3 pacientë.
Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 5 pacientë në atë të Pejës, 8 në Prizren dhe Mitrovicë janë 6 pacientë kurse në spitalin e Ferizajt janë 3 pacientë./Shqip.com