Lajme

Rriten çmimet në ndërtim, shkon në 5 mijë euro m² në Tiranë

Tirana

Çmimet në ndërtim kanë shënuar rritje kohëve të fundit.

Në pjesën qendrore të Tiranës, një metër katror po shitet deri në 5 mijë euro.

Rritja e shpejtë lidhet me kostot e shtuara në ndërtim, të cilat janë dyfishuar këtë vit, sipas ndërtuesve nga 400 në 800 euro për metër katror, bënë të ditur euronews.al.

Për Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, arsyet kryesore të rritjes së çmimeve të apartamenteve janë taksat, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit, kostoja e lartë për pagesat e punëtorëve dhe të truallit të ndërtimit.

Në çmimin e shitjes, po ashtu ndikojnë edhe karburantet.

Projektet luksoze dhe kërkesat për punime me cilësi kanë bërë që çmimi i shitjes të rritet më 1000 euro pranë sheshit Skënderbej dhe në zonën e ish-Bllokut.

Agjentët e shitjeve thonë se me gjithë shtrenjtimin kërkesat për blerje apartamentesh apo biznesesh nuk mungojnë, çka e bëjnë Tiranën, një zonë të lakmuar për jetesë dhe tregti./Shqip.com