Lajme

RrGK kërkon t’u hiqet licenca infermieres dhe Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë

Rrjeti i Grave të Kosovës, ka reaguar lidhur me sulmin fizik që ka ndodhur ndaj një të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.

RrGK kërkon t’u hiqet licenca infermiereve dhe të marrin dënimin meritor konform ligjeve.

“RrGK përmes këtij reagimi kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, që t’u hiqet licenca të gjitha infermiereve të përfshira. Gjithashtu, RrGK kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Departamenti për Politika Sociale dhe të Familjes,  që të largojë licencën e operimit të qendrës “Orenda”, pasiqë shihet se sipas rastit të fundit, në këtë qendër ndodhë keqtrajtimi me persona të moshuar”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, RrGK fton Policinë e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi të plotë duke arrestuar të gjitha infermieret e pranishme dhe fton të gjitha organet e tjera të drejtësisë që të hetojnë rastin me përgjegjësi të plotë dhe që infermieret të cilat ushtrojnë dhunë të marrin dënimin meritor.

Lidhur me këtë, për Shqip.com, ka folur edhe Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës.

Ai ka thënë se punëtorës abuzuese duhet t’i hiçet licenca e punës dhe se kjo as që duhet të diskutohet.

Lexo edhe:
Kërkohet heqja e licencës së punës ndaj infermieres që abuzoi fizikisht të moshuarën në Pejë

/Shqip.com