Rrëzohet një aeroplan në Bosnje e Hercegovinë, dyshohet për të vdekur
Publikuar:
(31.12.2022 16:41:23)

Një aeroplan i vogël sportiv është rrëzuar sot në një fushë pranë rrugës kryesore Prijedor-Kozarska Dubica dhe sipas informacioneve jozyrtare të Srna, dy persona kanë humbur jetën me atë rast.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.
Vendi i aksidentit është siguruar nga efektivët e Policisë së Prijedorit, ndërsa të pranishëm janë edhe pjesëtarët e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Kryetari i komunës së Prijedorit, Slobodan Javor, ka mbërritur në vendin e aksidentit me bashkëpunëtorët e tij, raporton N1.
/Shqip.com