Rrëzohet kërkesa e opozitës, s’ka komision hetimor për Portin e Durrësit
Publikuar:
(13.04.2023 18:23:19)

Rrëzohet ngritja e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit, kërkesë kjo që ishte bërë nga opozita. Maxhoranca rrëzoi me 65 vota kundër ngritja e këtij Komisioni Hetimor.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër pasi maxhoranca rrëzoi kërkesën e tyre.
Bylykbashi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se sot është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, për shkak se është detyrim të mbahet Komision Hetimor në momentin që janë 35 firma të deputetëve.
Ndërkohë e cilësoi aferën e Portit të Durrësit, si më korruptiven në vend.
/Shqip.com