Lajme

Rrëzimi i rezolutës së Srebrenicës, Berisha: Ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave e burrave në Kosovë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha sërish komentoi rrëzimin e rezolutës së Srebrenicës në Kuvend, duke thënë se ishte një ekzekutim i dytë për 10 mijë shqiptarë.

Berisha ka thënë se ky akt makabër antikombëtar, përdhosje ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve grave burrave të cilët u masakruan në vitet 1998-1999.

“Në suazën e operacionit patkoi që kishte si qëllim dhunën masiv, masakrat dhe përzënien masive të shqiptarëve. Tirana nuk është gjë tjetër vetëm se një Beograd i vogël.  Kjo situatë po shkon drejt një dramë e të vërtetë, nuk ka patriot shqiptarë, nuk ka qytetarë të vërtetë shqiptarë në nuk mund të pranojë rreshtimin e Tiranës me Beogradin ndaj gjenocidit në Kosovë. Një qëndrim të tillë mbajti Edi Rama dhe tre javë më parë për rezolutën e gjenocidit në Srebrenicë. Imagjinoni pra se kush qeveris këtë vend. Në vend që kushtëzohet çdo qëndrim i Beogradit, mohohen gjenocidi, qindra shpirtra të vdekur, për shkak të vasalitetit të Vuçiq”, tha Berisha.

Ai gjithashtu ka thënë se sipas janë dy shqetësimet më të mëdha të sotme, shushunjat bordet e Edi Ramës që po zbrazin xhepat e shqiptarëve, mohimi i gjenocidit të shqiptarëve./Shqip.com