Lajme Botë

Rreziku nga Omicron, Japonia vendosë masa të ashpra në kufi

Qendra për testim për COVID

Japonia ka njoftuar se do të rivendosë kontrolle të ashpra kufitare dhe do të ndalojë të gjitha hyrjet nga shtetet tjera për shkak të variantit të ri të Coronavirusit, Omicron.

Ky shtet ndryshoi masat e pandemisë vetëm disa javë pas zbutjes të tyre, shkruan Al Jazeera, transmeton Shqip.com.

“Ne po marrim hapin si një masë paraprake emergjente për të parandaluar një skenar të rastit më të keq në Japoni”, tha kryeministri Fumio Kishida.

Testi për COVID

Japonia është vendi i fundit që ka vendosur kufizime më të rrepta kufitare për të kufizuar përhapjen e llojit të ri të koronavirusit.

Shkencëtarët thonë se Omicron ka një numër të lartë mutacionesh, duke e bërë potencialisht përhapjen e tij shumë më të shpejtë.

Ndërkaq, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka thirrur një takim urgjent të ministrave të shëndetësisë të G7-ës pasi ky shtet ka shënuar raste me variantin e ri të Coronavirusit,/Shqip.com