Rreth 20 persona dyshohet se u helmuan në Trudë të Prishtinës
Publikuar:
(05.09.2021 18:18:40)

17 persona dyshohet se janë helmuar me ç’rast edhe janë paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi të Prishtinës, transmeton Shqip.com.
Simptomat me të cilat janë shfaqur janë: Vjellje, ethe, barkqitje, dhembje të muskujve dhe temperaturë.
Kështu thotë raporti i Qendres Kryesore të Mjekësis Familjare në Prishtinë, raporton KK.
Pesë nga pacientët janë referuar në Qendren e Mjekësisë Familjare në Emshir për të kryer testin anti-COVID. Sipas raportit të gjithë këta kanë rezultuar negativ.
Disa prej pacientëve që gjendjen e kanë pasur më të rëndë janë referuar për në Klinikën Infektive për hulumtim të mëtutjeshëm në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Raport i QKMF-së Prishtinë:
