Lajme

Rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore

Nxënës duke hyrë në një prej shkollave në Prishtinë
Nxënës duke hyrë në një prej shkollave në Prishtinë

Për dy vite mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore, ndërsa vetëm këtë vit janë rreth 4 mijë e 180 krahasuar me vitin e kaluar, ka thënë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Për kp Ibrahimi derisa rendit sfidat në arsim të cilat janë identifikuar nga drejtorë komunal të arsimit, thotë se një numër i banorëve në vend që vijnë nga Lugina e Preshevës, nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës dhe si pasojë e kësaj nuk mund të aplikojnë për t’i marrë librat përmes platformës eKosova.

Derisa shton, se mënyra më e mirë që të pajisen nxënësit me libra është ajo në të kaluarën.

Ibrahimi thotë se shqetësuese është edhe fakti se disa komuna nuk kanë as edhe librari, dhe detyrohen të lëvizin në komuna tjera për t’i pajisur fëmijët me tekste mësimore.

Ai thotë se në bazë të statistikave zyrtare ka rreth 13 mijë nxënës më pak për dy vite mësimore në vend.

Ai teksa thotë se kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me disa banorë që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës te niveli qendror, thotë se përgjigjja e tyre ka qenë që askush nuk mund të pajisjet me tekste shkollore nëse nuk regjistrohet përmes platformës eKosova.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës thotë se mënyra më e mirë për të mos pasur probleme të tilla është pajisja e nxënësve me tekste mësimore sikurse në të kaluarën, kur nxënësit kanë shkuar në bankat shkollore dhe janë furnizuar me tekste mësimore.

/Shqip.com