Rrahje mes nxënësve në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, një i lënduar

Një rrahje mes disa personave, që dyshohet se janë nxënës, ka ndodhur të enjten rreth orës 12:30 në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për Shqip.com ka njoftuar se njëri nga nxënësit e përfshirë në rrahje, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një rrahje të ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu” respektivisht në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave (dyshohet të jenë nxënës shkolle) ku së paku njeri nga ta ka marrë lëndime dhe është transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha Borovci./SHQIP.com