Rrahmani: Po e fillojmë një vit “INTERESANT” në Kuvend
Publikuar:
(18.01.2023 11:16:38)

Tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Gramos Agusholli kanë paralajmëruar një vit “interesant” në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Rrahami ka shkruar se sot po fillon një vit “interesant” në Kuvendin e Kosovës.
“Po e fillojmë një vit “INTERESANT” në Kuvendin e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Rrahmani.
Të tre këta deputetët në shumicën e rasteve kanë dal haptas kundër qëndrimeve të partisë së tyre, Lëvizjes Vetëvendosje.
Ata po ashtu kishin dal kundër partisë dhe Qeverisë lidhur me Projektkodin Civil.
/Shqip.com