Rrahje mes disa personave nga Kosova dhe Gostivari, dy bëhen për spital

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Tetovës, pas një përleshje që kishte ndodhur mes dy grupeve, përcjell Shqip.com.
Rrahja kishte ndodhur në pistat e skijimit të Bistrës në Mavrovë ku dy persona kanë përfunduar me lëndime më të rënda.
“Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (2-janar) rreth orës 18:15 kanë privuar nga liria personat: J.O. (27), D.O. (30), F.O.(29) dhe A.O. (19) nga Republika e Kosovës dhe B.D. (29), G.G. (25), M.G. (41) dhe S.G. (30) nga Gostivari”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit, në përleshje janë përdorur mjete të forta ndërsa dy persona me iniciale A.O. dhe S.G. kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” të Gostivarit, ku në ndërkohë janë transferuar për ndihmë mjekësore.
Të gjithë personat e përfshirë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit, kështu që do të përgaditet parashtresë përkatëse./Shqip.com