Rrahje mes disa personave në qendër të Prishtinës
Publikuar:
(10.07.2021 11:45:51)

Disa persona janë përfshirë të premten mbrëma në një përleshje fizike në Prishtinë, njofton Shqip.com.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.
Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova shihen tre persona duke e rrahur një tjetër.
Shqip.com ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm./Shqip.com