Lajme

Rrahje në Prizren, policia arreston katër persona

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas një dhune fizike në një qendër tregtare në Prizren.

Në këtë rrahje janë përfshirë sigurimi i qendrës tregtare dhe disa qytetarë, shkruan Shqip.com.

Rastin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rrahja ka ndodhur në një qendër tregtare në ora 18:45. Në stacion janë shoqëruar katër persona, tre prej tyre do të jenë në ndalim deri në gjashtë orë”, tha Gashi.

Ilustrim

Policia njofton se rasti cilësohet si ‘lëndim i lehtë trupor”.

Sipas informacioneve të para që posedon Policia, thuhet se rrahja ka ardhur për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID që janë në fuqi./Shqip.com