Romeo tregon a është ndarë nga Aleksia
Publikuar:
(28.04.2022 10:14:11)

Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi për muaj radhazi kanë qenë një nga çiftet më të komentuara në rrjetet sociale.
Prej kohësh janë përfolur se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes, e si qëndron e vërteta lidhur me këtë ka folur vet Romeo.
I pyetur në “Goca dhe gra” nëse vëllezërit Veshaj janë single apo jo, Romeo ka deklaruar se ai vetë po, duke lënë të kuptohet gjithçka.
“A mund të flas për veten se për Donaldin nuk e di”, ka thënë ai, ku më tej ka vazhduar: “Unë jam single, me Donaldin jam zënë s’flasim për karikusin nuk e di si është”, u përgjigj Romeo.
Përndryshe, nesër( e premte) vëllezërit Veshajt do të fillojnë me emisionin “Më lër të flasë” në Top Channel./Shqip.com