Rozë

Romancë me këngëtarin e njohur? Dua Lipa reagon për herë të parë

Këngëtarja Dua Lipa

Reperi i njohur, Jack Harlow duket se ka një pëlqim për këngëtaren Dua Lipën, e këtë e ka shprehur direkt në një këngë të cilën do e lansoj shumë shpejt.

Përpara publikimit të albumit të tij të premten, reperi ndau një fragment të një kënge të re në të cilën e përmend Dua Lipën.

“Dua Lipa, unë po përpiqem të bëj me ty më shumë sesa vetëm një bashkëpunim,” thotë ai në fragmentin.

Të gjithë e kuptuan se Jack po e gjuan hapur Dua Lipën, mirëpo gjithçka mori një tjetër rrjedhë mbrëmë kur Dua Lipa postoi në Tik Tok një video të sajën me në sfond një prej këngëve të Jack.

Fansat menduan se kjo ishte gjithashtu një përgjigje nga ana e këngëtares shqiptare, që po shprehte pëlqim për Harlow.

Mirëpo, s’ka kaluar shumë dhe video e Duas është fshirë, me pretendimin se llogaria e saj në Tik Tok ishte vjedhur.

“Llogaria ime në Tik Tok është vjedhur. Unë as nuk e përdor fare atë gjë, kështu që gjithçka që shihni të postohet, nuk është nga unë.”- ka sqaruar ajo.

Mirëpo, askush nuk e besoi. Të gjithë mendojnë se ky ishte justifikimi i Duas pasi shprehu hapur pëlqimin për këngëtarin.