Teknologji

Roboti Pepper në pension, tani për tani

Pavarësisht disa paraqitjeve të profilit të lartë në konferenca dhe ngjarje, Pepper kurrë nuk u konsiderua me të vërtetë si një produkt komercial. Sipas Reuters, vetëm 27 mijë njësi të tij janë prodhuar.
Fotografi e Robotit "Pepper"

Robot i vogël me emrin Pepper, i cili u prezantua me shumë bujë në vitin 2014, duket sikur mund të dalë në pension, të paktën tani për tani.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se prodhuesi i robotit të vogël, konglomerati japonez SoftBank, ka konfirmuar se prodhimi i tij ishte “ndalur për një kohë”.

SoftBank ka zbuluar gjithashtu se do të fillonte të prodhonte përsëri robotë. Por “kur të jetë e nevojshme”.

Nga ana tjetër, Reuters ka raportuar se firma po shkurton vendet e punës në operacionin e saj global të robotikës në Francë.

Për sa i përket, Pepper-it, ai kishte fituar vëmendjen si një nga robotët e parë humanoidë që ishte në gjendje të “lexonte” emocionet. Ai u promovua për përdorim si shoqërues në shtëpi ashtu edhe në vende publike, të tilla si dyqane dhe stacione hekurudhore.

Por, pavarësisht disa paraqitjeve të profilit të lartë në konferenca dhe ngjarje, ai kurrë nuk u konsiderua me të vërtetë si një produkt komercial. Sipas Reuters, vetëm 27 mijë njësi të tij janë bërë.

Dhe mendohet se kjo ishte pjesërisht për shkak të çmimit prej 1 mijë e 790 dollarësh, duke u përdorur më së shumti si një mjet kërkimor dhe arsimor për shkolla, kolegje dhe universitete.

Përpos këtyre, Pepper-i ka mbajtur edhe një sërë rolesh të tjera. Në vitin 2018, ai dilte para një komiteti parlamentar të zgjedhur në Mbretërinë e Bashkuar për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale në klasa.

Po në të njëjtin vit, roboti i vogël nisi punën si një robot i angazhimit të klientit në degën kryesore të HSBC-së në New York.

Jo më larg se vitin e kaluar, Pepper-i u testua në shtëpitë e kujdesit në Mbretërinë e Bashkuar si një robot shoqërues ku ndihmoi nxënësit autikë në një shkollë në Somerset.

Gjithashtu në korrik të vitit 2020, një grup robotësh u përdorën si nxitës të tifozëve në një lojë bejsbolli.

Aktualisht, Pepper-i përdoret si recepsionist në disa zyra në të gjithë botën.

Profesor Noel Sharkey, eksperti i robotikës, është shprehur në lidhje me Pepper-in se do të ishte “i lumtur të shoh një fund të tij”.

“Pepper-i bëri shumë për të dëmtuar kërkimin e mirëfilltë të robotikës, duke dhënë një përshtypje shpesh false për një qenie njohëse të ndritshme që mund të mbante biseda”, ka thënë ai.

Profesori vijon se “kryesisht ishte i kontrolluar nga larg me një njeri duke biseduar përmes folësve të tij. Mashtrimi i publikut në këtë mënyrë është i rrezikshëm dhe jep përshtypjen e gabuar të aftësive të inteligjencës artificiale në botën reale”.