Robin Krasniqi i shpreh dashurinë Marigonës në rrjete sociale
Publikuar:
(09.01.2022 09:28:00)

Boksieri i njohur, Robin Krasniqi, ditë më parë është fejuar.
Ai së bashku me modelen e njohur, Marigona Krasniqin, vendosën që të organizojnë një ceremony private.
Fotografitë nga evenimenti ata i publikuan ditën e djeshme, derisa Robini i ka shprehur dashurinë në përshkrim.
“Bekuar me ty. I lumtur me ty. Dashuria për ty më bën edhe më të fortë”, është shprehur ai.
Që të dy u panë me veshje solemne, derisa morën vëmendjen e të gjithë fansave./SHQIP.com