Rozë

Robin Krasniqi flet për herë të parë rreth romancës me Marigona Krasniqin

Robin Krasniqi dhe Marigona Krasniqi

Boskieri Robin Krasniqi tashmë është në një lidhje të re dashurie.

Ai së bashku me modelen e njohur, Marigona Krasniqin, kanë filluar romancën, për të cilën u komentua shumë në faqet rozë.

Ndërkaq, në një intervistë në emisionin ‘Libero’, Krasniqi është shprehur se është shumë me fat që ka takuar një person si Marigona.

“Jam shumë me fat dhe shumë krenar për një njeri që e kam takuar pas shumë sfidave pas shumë shumë historive. Ndihem shumë i prekur edhe prej Zotit që më në fund më ka takuar për një njeri si Marigona, njeri të suksesshëm, por mbi të gjitha një njeri që e ka zemrën shumë të mirë”.

Tutje ai shtoi: “Vjen prej një familje shumë të mirë dhe veprat, ndihmat e zemra e saj kanë bërë që unë të dashurohem në të, ku një kohë shumë të gjatë edhe kam insistuar, por hap pas hapi më në fund jemi këtu ku jemi. Jam shumë i lumtur dhe besoj që në të ardhmen unë dhe Marigona do të jemi një shembull shumë i mirë për një familje të shëndoshë”.

Fillimisht dyshja refuzuan të jenë në një lidhje, derisa vendosën që publikisht të pranojnë se janë krah njëri-tjetrit. /SHQIP.com