Rozë

Robert Berisha tregon se cili është operacioni i vetëm që ka

Robert Berisha,

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha ka habitur fansat e tij më një përgjigje që ka dhënë ai.

Ai këtë e ka bërë pasi që ka hapur opsionin pyetje-përgjigjej në Instagram.

Dhe një prej pyetjeve më interesante të drejtuar nga një fans ishte rreth operacioneve plastike, nëse këngëtari Berisha ka bërë ndonjëherë një të tillë.

Ai vendosi që një pyetje të tillë t’i përgjigjet me sarkazëm, duke thënë se i vetmi “operacion” që ka bërë ndonjëherë është synetia dhe nuk ka ndonjë operacion tjetër.

“I vetmi operacion që e kam bërë është synetia para 35 vitesh”, ka shkruar Roberti.

Roberti përndryshe kohët e fundit ka zhvendosur aktivitetin e tij më shumë në televizion, si drejtues i emisionit “Robi plaket kur don vet”.

Projekti i fundit muzikor i tij është bashkëpunimi me Ada Lukën ”Kismet”./SHQIP.com