Rozë

Robert Berisha i reagon serbëve: Merrni targat, tak lekun – tak burekun

Robert Berisha,

Masa e reciprocitetit ndaj targave për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta.

E një reagim në lidhje më këtë vendim e ka bërë edhe këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha në llogarinë e tij në Instagram.

Në foton e publikuar shihet një fotografi e automjetit të forcave të Policisë Kosovës, derisa i ka reaguar serbëve përmes një shkrimi.

“Merrni targat se jau shk*. Tak lekun, tak burekun”, ka shkruar Berisha.


Reagime për këtë ka pasur edhe nga shumë këngëtarë tjerë, si Dafina Zeqiri, Labinot Tahiri, Gold Ag.

Ndryshe, ky vendim i nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme, derisa në veri, në dy pikat kufitare po vazhdon mbikëqyrja Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, për të mbajtur rendin dhe kontrulluar zbatimin e masës.


Ndonëse banorët serbë po protestojnë kundër masës së reciprocitet të targave situata po konsiderohet e qetë./SHQIP.com