Rizvanolli raporton sot para Komisionit për Ekonomi
Publikuar:
(20.12.2022 08:33:23)

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të raportoj sot para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Rizvanolli do të raportoj lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike.
Mbledhja e Komisionit, më të pranishëm Rizvanollin do të filloj nga ora 10:00.
Kujtojmë se në adresimin e fundit, Rizvanolli ka thënë se konsumi i energjisë elektrike gjatë këtij viti është ulur në Kosovë. Sipas saj, gjatë muajit nëntor të amvisëritë ka ulje të konsumit prej 15 % në krahasim me vitin e kaluar.
Ajo në një konferencë për medie ka folur edhe për Planin e Veprimit për Pakon Emergjente nga Bashkimi Evropian, ku shtoi se janë paraparë gjashtë masa.
/Shqip.com