Ritvana i thotë Mikelës: Ti vdes për drama!
Publikuar:
(27.11.2021 22:02:53)

Emisioni “Për’puthen” sonte ka vazhduar me debate të ashpëra.
Çdo gjë fillojë më përballjen e Mikeles me Ritvanën, pasi që të dyja vajzat kanë shprehur pëlqim për djalin nga Prizreni, Erionin.
Diskutimet në mes tyre filluan me tone të larta zëri, ndërsa Mikela i bëri të qartë se ka pasur shumë pëlqim me Erionin dhe Ritvanën e konsideron personin e vetëm që ka krijuar miqësi.
“Erioni është askush para teje. Mikela je shumë e lodhshme, nuk më lë të mbaroj”, i tha Ritvana Mikelës gjatë përballjes.
Pas kësaj ajo akuzoj Mikelën edhe për drama dhe po shtiret.
Mikela pas kësaj është akuzuar edhe nga opinionistja që është duke ndërhyrë në mes të Erionit dhe Ritvanës./SHQIP.com