Rozë

Rita Ora u tregon fansave se si gatuhet pitja tradicionale dhe taratori kosovar

Rita Ora në çdo intervistë të saj e ka pranuar me krenari që është shqiptare.

Madje, ajo nuk ka hezituar të tregojë se familja saj ruan traditat shqiptare dhe gatuhen ushqime tradicionale.

Ndaj ushqimeve tradicionale Rita ka një pëlqim mjaft të madh ku shpesh e tregon publikisht se ushqehet me të tilla.

Së fundmi në një video në Tik-Tok nën ritmet e melodisë së Valles së Rugovës, ajo iu ka treguar fansave se si gatuhet pitja dhe taratori kosovar.

Video u pëlqye dhe komentua shumë nga ndjekësit e saj në Tik-Tok.

Ndryshe, Ora u shfaq në rolin e gjyqtares në “The Voice Australia”./Shqip.com