Rita Ora publikon video duke kërcyer valle shqiptare
Publikuar:
(10.01.2022 14:27:23)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është tejet e dashur për audiencën e gjerë.
Ajo përmes rrjeteve sociale mundohet që të jetë sa më e afërt me ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.
Ndërkaq, në një postim në Tik Tok, bukuroshja është parë duke argëtuar e kërcyer nën tingujt e muzikës shqiptare.
@ritaora I had to…my faves I follow @miantwins inspired me 🇦🇱 all the way baby! #fyp #foryoupage ♬ original sound – Sxsryion21 ❧
Artistja mori vëmendje me lëvizjet e saj, derisa në komente mori një sërë komplimente nga fansat e saj.
Rita përndryshe sapo është kthyer nga Sydney, pasi kaloi pushimet me të dashurin dhe motrën e saj./SHQIP.com