Rita Ora bëri urimin e veçantë për festën e 28 nëntorit

Të dielën u festua dita e 28 nëntorit, me atmosferë dhe ahengje të organizuara në qytete të ndryshme shqiptare.
Në këtë ditë festë personazhe të shumta nga bota e artit uruan popullin shqiptarë për 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nuk munguan urimet as nga këngëtaret shqiptare me famë botërore.
Së fundmi, këngëtarja, Rita Ora ka postuar disa fotografi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, një nga fëmijëria ku shihet me plis në kokë dhe jelek me flamurin kombëtar.
Ndërsa foto e dytë është shkëputur nga videoklipi i këngës “Big”, në të cilin ajo u shfaq me veshje kombëtare, ku këtë të fundit i ka dhuruar Muzeut Etnografik të Tiranës.
“Urime dita e flamurit, gëzuar dita e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar Rita Ora.

Ndryshe, kujtojmë që pak ditë më parë, artistja e famshme festoi ditëlindjen e 31-të.
Ajo tashmë është në lidhje me regjisorin, Taika Waititi. Rita aktualisht është duke punuar në Londër në albumin e saj të ri./SHQIP.com