Kulturë

Rishpallet konkursi për Udhëheqës Artistik në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës
Teatri Kombëtar i Kosovës

Teatri Kombëtar vazhdon të mbetet pa udhëheqës artistik.

Ndërkaq, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka rishpallur konkursin për këtë pozitë.

Sipas njoftimit të MKRS-së, kandidatët duhet të jenë shtetas të Kosovës dhe të diplomuar nga fusha e teatrit.

Po ashtu thuhet se duhet të kenë 5 vjet përvojë pune.

Teatri Kombëtar i Kosovës

Aplikimi për këtë pozitë mund të bëhet nga 29 shtator 2022 deri më 13 tetor 2022.

Kujtojmë që Teatri Kombëtar, po ashtu ka hapur konkursin edhe për regjisorë për shfaqje autoriale me temën “Personat me aftësi të kufizuar”.