Lajme Botë

Rishfaqet COVID-19 në Kinë – Wuhani do t’i testojë ‘të gjithë banorët’

Testimi për COVID-19 në Wuhan të Kinës

Autoritetet në Wuhan të martën thanë se do të testonin të gjithë popullsinë e saj pasi COVID-19 u rishfaq në qytetin qendror kinez, i cili raportoi infeksionet e para lokale në më shumë se një vit, transmeton Shqip.com. 

Qyteti prej 11 milion banorësh “po fillon me shpejtësi testimin gjithëpërfshirës të acidit nukleik për të gjithë banorët”, tha zyrtari i lartë i Wuhan Li Tao në një konferencë shtypi të martën.

France24 raporton se në mesin e punëtorëve që shkuan në Wuhan nga zonat tjera, u regjistruan raste pozitive, duke u theksuar se më këtë “u ndal suksesi njëvjeçar i këtij vendi që s’kishte regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19”.

Kina ka kufizuar banorët e qyteteve të tëra në shtëpitë e tyre, ka prerë lidhjet e transportit të brendshëm dhe ka kryer testime masive ditët e fundit ndërsa lufton shpërthimin e saj më të madh të COVID-19 në muaj.

Kina raportoi 61 raste të brendshme të martën pasi një shpërthim i variantit Delta me përhapje të shpejtë arriti në dhjetëra qytete pasi infeksionet midis pastruesve të aeroporteve në Nanjing ndezën një zinxhir rastesh që janë raportuar në të gjithë vendin.

Qytetet kryesore, përfshirë Pekinin, tani kanë testuar miliona banorë, ndërsa kanë rrethuar komplekset e banimit dhe kanë vendosur kontakte të ngushta nën karantinë./SHQIP.com