Rina Balaj publikon albumin e parë në karrierë

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, ka publikuar mbrëmë albumin e saj të parë në karrierë.
“Balerina” mban titullin albumi i cili përmban 10 këngë, ku një pjesë e tyre janë të vizualizuar edhe me videoklipe.
Nga 10 prej këngëve, dy prej tyre janë bashkëpunime, kënga “ChaCha” me të dashurin e saj Sin Boy dhe “Blue” në bashkëpunim me DJ Amelia.

“Albumi është tani i disponueshëm, linku në bio”, ka shkruar Balaj në mbishkrimin e njoftimit.
Këngët deri me tani janë pritur shumë mirë nga fansat e Rinës të cilët nuk kanë hezituar që t’i shpërndajnë.
Kjo është lista e plotë e këngëve në albumin “Balerina” të Rina Balajt.
1.Rina-Addiction
2.Cali
3. Sativa
4.ChaCha( bashkëpunim me Sin Boy)
5. Aver
6. Mia
7.Bad Rosita
8.1Joint
9.Fighter
10. Blu(bashkëpunim me DJ Amelia)./SHQIP.com