Rina Balaj ngrit dyshimet se është në pritje të ëmbël
Publikuar:
(25.08.2022 08:23:37)

Këngëtarja nga Istogu ka disa vite që është në lidhje me Sin Boy.
Ajo së fundi ka shtuar edhe një pjesëtare të re – një mace me të cilën po sjellë imazhe të shumta.
Rina pasi postoi imazhe me të ngriti dyshime për një shtatzëni të mundshme.
“Në themi se kur një mace e bënë këtë me këmbët e saj në bark do të thotë se je shtatzënë”, ishte ky mesazhi që mori Rina nga fansja.

Rina pastaj publikoi foton dhe kërkoi ndihmë duke i pyetur fansat për mendimin e tyre, ku të shumtë kanë qenë fansat të cilët kanë thënë se një gjë e tillë është e vërtetë.
Se si qëndron e vërteta mbetet për tu parë.
Ndryshe, Rina ka kohë të gjatë që është duke jetuar në Greqi./SHQIP.com