Rikthehen viktimat nga Covid në Shqipëri, rriten infektimet

Rikthehen viktimat nga Covid në Shqipëri. Në 24 orët e fundit pati 1 humbje jete. Ajo ishte një paciente 71 vjeç, nga Tirana. Në këto 24 orë janë kryer 741 testime. Rikthehen edhe rastet pozitive pasi janë identifikuar 40 qytetarë.
Ata janë shpërndarë: 17 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Këlcyrë, Skrapar, Gramsh.
Janë 246 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,831 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 25 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 40
Të shëruar në 24 orë 35
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 741
Testime totale 1,994,566
Raste pozitive 331,670
Raste të shëruara 327,831
Raste Aktive 246
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 168
Fier 19
Vlorë 19
Berat 12
Gjirokastër 11
Durrës 7
Shkodër 5
Elbasan 3 Lezhë 3
/Shqip.com