Lajme

Rikthehen vërshimet në qytetin e Pejës

Si pasojë e reshjeve të pandërprera, janë rikthyer vërshimet në Komunën e Pejës.

Drejtoresha e Drejtoratit për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Arta Vokshi Nallbani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se si pasojë e vërshimeve shumë trotuare buzë Lumbardhit janë shembur.

“Qyteti i Pejës po vazhdon të goditet nga reshjet e shumta të shiut ku si pasojë shume rrugë e lagje kanë pësuar vërshime e shumë trotuare buzë Lumbardhit janë shembur”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bazuar ne situatën pas reshjeve te fundit ne Komunën e Pejës, ka mbajtur takimin emergjent dhe kanë propozuar Komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e shiut të datave 20 dhe 21 nëntor.

Pas takimit, Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri ka marrë vendim që sipas tij, ky komision ka për të detyrë të konstatoj dhe vlerësoj dëmet e shkaktuara në amvisëri, ekonomi familjare dhe infrastrukturën e përgjithshme komunale në tërë territorin e Komunës së Pejës.

Komuna e Prishtinës, ka bërë apel për qytetarët të jenë të kujdesshëm në shtigjet e ecjes pranë Lumëbardhit dhe ne disa zona te tjera për shkak te disa dëmtimeve ne shtigjet e këmbësorëve.

Lexo edhe:
Paralajmërohen vërshime të reja

/Shqip.com