Lajme

Paralajmërohen vërshime të reja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se pjesa perëndimore e vendit do të vazhdoj të përballet me situatë të vështirë pas vërshimeve, shkaku i reshjeve që vazhduan të enjten dhe që do të vazhdojnë edhe të premten, por me intensitet më të ulët.

IHK-ja ka njoftuar se aktualisht tendencat e niveleve dhe prurjeve të ujit në shumicën e lumenjve janë në rënie të letë, por pas vazhdimit të reshjeve, pritet që përsëri ata të pësojnë ngitje me mundësi që t’i kalojnë kapacitetet e tyre transportuese nëpër disa segmente dhe si pasojë do paraqiten edhe përmbytje lumore, por edhe tejngopje e tokave të shkaktuar nga sasia e madhe e reshjeve.

/Shqip.com