Lajme Botë

Rikthehen fluturimet në Mynih, trafiku hekurudhor ende i çrregullt

Një tren i parkuar në stacionin kryesor në Mynih. 2 dhjetor 2023.
Një tren i parkuar në stacionin kryesor në Mynih. 2 dhjetor 2023.

Jugu i Gjermanisë ka nisur të këndellet pas borës së parë të madhe në këtë sezon.

Aeroporti i Mynihut i ka rikthyer fluturimet në mëngjesin e së dielës, dhe operatori i trenave Deutsche Bahn, i ka rikthyer linjat drejt qyteteve kyçe.

Aeroporti i Mynihut është funksionalizuar në orën 06:00 pas një mbylljeje të shtunën, për shkak të borës së madhe.

Megjithatë, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë kufizime në udhëtime, kanë thënë disa kompani që operojnë prej aty.

Lagje në Mynih.

Pasagjerëve u është kërkuar që të kontrollojnë nëse do të realizohen fluturimet e tyre, para se të nisen drejt aeroportit.

Për udhëtimet me trena, banorëve të jugut u është bërë thirrje që të bëjnë vetëm udhëtimet e domosdoshme.

Autoritetet kanë angazhuar helikopterë për të kryer vëzhgime ajrore për të parë gjendjen e binarëve.

Pavarësisht situatës, autoritetet kanë raportuar për aksidente të vogla.

Bora dhe temperaturat e ulëta, pritet të mbizotërojnë në atë zonë edhe në ditët në vazhdim. /REL

/Shqip.com