Rikonstruktimi i kishës së Shën Prokopit, asnjë lidhje me projektin origjinal

Arkitekti Artan Shkreli ka ngritur një shqetësim në lidhje me ristrukturimin e kishës së Shën Prokopit, për të cilën tha se do bëhet në një stil pa lidhje as me projektin origjinal apo traditat shekullore stilistike-ekleziastike të Ballkanit jug-perëndimor.
Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë foto nga kisha në shekullin e XX dhe propozimin për rikonstruktimin, Shkreli bëri thirrje që të ndërhyhet pranë hirësisë së tij kryepeshkopit Anastas, në mënyrë që autoriteti i tij të ndalojë këtë marrëzi, shkruan BalkanWeb.
Postimi i plotë:
Sprapësimi i Kishës Ortodokse
Do e konsideroja, nëse është e vërtetë se ristrukturimi i kishës të Shën Prokopit, do bëhet në një stil pa lidhje as me projektin origjinal ikonik të ark. Luarasit (senior), e as me traditat shekullore stilistike-ekleziastike të Ballkanit jug-perëndimor.
Nuk di nëse ka njerëz që kanë njohuri arkitekturore në strukturat e KOASH, sikurse ishte dikur i nderuari at Theologu, por dikush duhet të ndërhyjë pranë hirësisë së tij kryepeshkopit Anastas, në mënyrë që autoriteti i tij të ndalojë, sa pa filluar, këtë marrëzi të panevojshme.


/Shqip.com