Rihanna tani zyrtarisht miliardere
Publikuar:
(05.08.2021 11:19:09)

Rihanna tani është zyrtarisht miliardere dhe muzikantja femër më e pasur në botë, sipas Forbes.
Ylli i popit ka pasuri në vlerë prej 1.7 miliardë dollarë (1.2 miliardë), me rreth 1.4 miliardë dollarë që vijnë nga vlera e kompanisë së saj kozmetike, Fenty Beauty.
Pjesa tjetër e pasurisë së saj vjen kryesisht nga kompania e të brendshmeve, Savage x Fenty, me vlerë rreth 270 milionë dollarë, dhe fitimet e saj nga muzika dhe aktrimi.
Ajo është e dyta pas Oprah Winfrey si argëtuesja femër më e pasur në botë, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.
Rihanna – emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty – nisi Fenty Beauty në 2017 në një partneritet me kompaninë e mallrave luksoze LVMH./SHQIP.com