Rihanna merr vëmendje me pozat për revistën e famshme “Vogue”
Publikuar:
(12.04.2022 14:52:23)

Siç dihet Rihanna po bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e kishte bërë të ditur vet këngëtarja dhe biznismenja me anë të disa fotove në instagram të realizuara në New York.
Ylli i pop-it dhe partneri i saj Asap Rocky publikuan disa imazhe, në të cilat Rihanna zbuloi barkun e rrumbullakosur.
Që nga konfirmimi parë, këngëtarja në vazhdimësi ka postuar imazhe të ndryshme ku çdo herë ka marrë vëmendje e ka bërë bujë me paraqitjen e saj unike.

Edhe së fundmi, Rihanna ka publikuar disa poza duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur.
A post shared by badgalriri (@badgalriri)
Rihana dhe Asap Rocky konfirmuan lidhjen e tyre para dy vitesh./Shqip.com