Rihanna bëhet zyrtarisht miliarderja më e re në Amerikë
Publikuar:
(06.07.2022 18:33:58)

Këngëtarja Rihanna tani është shpallur miliarderja më e re në SHBA, duke lënë Kim Kardashian në vendin e dytë.
Këngëtarja 34-vjeçare së fundmi hyri në listën vjetore të “Forbes”, të femrave që kanë arritur vetë pasurinë, në Amerikë për të tretin vit radhazi, duke u renditur në vendin e 21-të në përgjithësi. Ajo është e vetmja miliardere nën 40 vjeç në listë.

Pasuria neto e Rihannës tani është 1.4 miliard dollarë (1.3 miliard euro), që është vetëm pjesërisht nga karriera e saj e suksesshme muzikore.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga bizneset e saj, duke përfshirë Fenty Beauty, Fenty Skin dhe Savage X Fenty. /SHQIP.com