Rifunksionalizohet aplikacioni i Trafikut Urban që njofton në kohë reale për qarkullimin e autobusëve
Publikuar:
(18.02.2022 11:22:04)

Rifunksionalizohet aplikacioni i Trafikut Urban që njofton në kohë reale për qarkullimin e autobusëve.
Është rifunksionalizuar aplikacioni mobil i kompanisë e autobusëve Trafiku Urban me të cilën mund të njoftoheni në kohë reale për qarkullimin e autobusëve.
Kështu njoftuar kompania nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Të nderuar qytetarë. Ju njoftojmë se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil dhe tani mundë të monitoroni në kohë reale qarkullimin e autobusëve në linjat e TU-së. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj” thuhet në këtë njoftim.