Sport Shqiptar

Rifillon ndeshja, paralajmërohet Rumania

Futbollistët e Kosovës janë kthyer në fushë, ku tash po i bëjnë ngrohjet pas ndërprerjes së ndeshjes për disa minuta si pasojë e thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë ku thanë “Kosova është Serbi”.

Rifillimi i ndeshjes erdhi pas diskutimeve në zhveshtore mes kombëtares së Kosovës, asaj rumune dhe gjyqtarit nëse ndeshja do të vazhdonte apo jo.

Një përgjigje tifozëve rumunë ua ka dhënë lojtari Mërgim Vojvoda, i cili i është përgjigjur me shqiponje parullave nacionaliste.

Lexo edhe:
Ndërpritet ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë

Tifozët rumunë e mbajtën mbi tre minuta banerin ku thuhej “Kosova është Serbi”.

Pas kësaj, gjyqtari kryesor i çoi lojtarët në zhveshtore.

/Shqip.com