Ndërpritet ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë
Publikuar:
(12.09.2023 21:17:55)

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë është ndërprerë, pasi tifozët rumun shfaqën një transparent provokues “Kosova është Serbi”.
Kjo madje nuk mjaftoi.
Tifozët fishkëllyen kur po intonohej himni i Kosovës.
Këto veprime shtynë gjyqtarin që të vendos për largimin e lojtarëve nga fusha, deri në marrjen e një vendimi.
/Shqip.com