Rifat Jashari: Kënaqësi kur e shoh Ushtrinë e Kosovës
Publikuar:
(05.03.2022 12:52:23)

Rifat Jashari, përfaqësues i familjes Jashari, ka deklaruar se është kënaqësi kur e sheh Ushtrinë e Kosovës të rreshtuar.
Këto deklarata, Jashari, i bëri gjatë ceremonisë e rreshtimit të Njësive ushtarake të FSK-së për Epopenë e UÇK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Duke falënderuar Zotin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe gjitha shtetet mike që ne e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë dhe kjo do të qëndrojë sa të ketë jetë populli kosovarë ‘denbabaden’”, tha mes tjerash ai.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë është përfaqësues të shtetit, duke filluar nga Presidentja, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti./Shqip.com