Rezultati i EXIT POLL-it në Gjakovë

Bazuar në EXIT POLL-in e prezantuar, në Klan Kosova Mimoza Kusari-Lila është e para në Gjakovë me 41.70 për qind, ndërsa Ardian Gjini i AAK-së, është i dyti me 39.10 për qind dhe do shkojnë në balotazh.

Sipas të njëjit sondazh, e treta është LDK me për qind që pasohet nga PDK me 5.50 për qind dhe AKR e fundit me 1.70 për qind.
Kurse, sipas EXIT Poll-it të Albanian Post, Gjakova do ta ketë një raund të dytë zgjedhjesh për kryetar të Komunës.
Sipas këtij EXIT POLL-i, Ardian Gjini e ka humbur garën në raundin e parë, pasi që ka siguruar 45.9 për qind, ndërsa e dyta ka dalë Mimoza Kusari Lila nga Vetëvendosje me 35.1 për qind.

Ndërsa, sipas EXIT POLL-it të publikuar në RTV Dukagjini, Ardian Gjini është duke prirë para Mimoza Kusari-Lila.
Gjini, sipas këtij EXIT POLLI, është i pari me 48 për qind, ndërsa Kusari-Lila është e dyta me 34.10 për qind.
